Kryqëzimi Me Nibirun. Danilo Clementoni
Читать онлайн книгу.fytyrë.
«Rajt, gjenerali Rajt!» ia ktheu koloneli i hollë me një ton padyshim të irrituar. «Ãfarë ka rreshter, nuk dini të lexoni?»
Rreshteri, i cili kastile e kishte lexuar gabim emrin dhe mbiemrin e gjeneralit, buzëqeshi lehtë dhe tha «Po ju shoqëroj. Shkojuni pas atyre burrave» dhe me një shenjë nënkuptuese i dha urdhër të dy ushtarakëve të çanin përpara në drejtim të burgut.
Koloneli ndezi lehtë xhipin. Nuk kishte bërë as edhe nja dhjetë metra kur dëgjoi tâi thërrisnin nga mbrapa shpinës «Zotëri, ndal!»
Dy drejtuesve të mjetit u ngriu gjaku në vena. Qëndruan pa lëvizur për ca çaste shumë të gjatë, deri sa zëri vazhdoi të fliste «Harruat të merrnit përsëri dokumentet tuaja.»
Gjenerali trupmadh mori frymë aq shumë i lehtësuar saqë të gjitha kopsat e uniformës desh i plasën.
«Faleminderit rreshter» foli ai i holli duke zgjatur dorën në drejtim të ushtarit. «po plakem më shpejt nga sa pandehja.»
Ndezën përsëri xhipin dhe u shkuan pas dy ushtarëve të cilët, duke vazhduar përpara me hap të shpejtë, i çuan menjëherë tek hyrja e një ndërtese të ulët dhe me pamje vërtet të shkatërruar. Ushtari më i ri në moshë trokiti tek dera dhe hyri pa pritur përgjigje. Pas pak, një burrë i bëshëm, krejtësisht tullac, me grada rreshteri dhe me fytyrë vërtet prej një burri të ashpër, u paraqit tek pragu dhe qëndroi në gatitu. Përshëndeti ushtarakisht dhe tha «Zoti gjeneral, zoti kolonel. Hyni brenda, ju lutem.»
Të dy zyrtarët i kthyen përshëndetjen dhe, duke u munduar të harronin dhimbjet e shumta që sërish po i shfaqeshin ngadalë, u futën brenda dhomës së madhe.
«Rreshter» foli me qetësi ai i holli. «Kemi këtu një urdhër me shkrim nga koloneli Hadson që na autorizon të marrim me vete gjeneralin Kembëll» dhe i dorëzoi zarfin e verdhë.
Rreshteri i shëndoshë e hapi dhe u përqendrua mirë që të lexonte përmbajtjen. Pastaj, duke fiksuar sytë e tij të zinj dhe depërtues me ato të kolonelit, vendosi duke thënë «Do më duhet që ta verifikoj.»
«Bëjeni pra» ia ktheu me qetësi zyrtari.
Burri trupmadh me ngjyrë nxori nga një sirtar i tavolinës së punës një fletë tjetër dhe e krahasoi me kujdes me atë që kishte në dorë. Vështroi përsëri kolonelin dhe, pa lënë tâi dilte asnjë emocion, shtoi «Firma korrespondon. Nuk keni ndonjë kundërshtim nëse e marr në telefon?»
«Ãshtë detyra juaj. Por të përpiqemi që ta bëjmë sa më shpejt, ju lutem. Kemi humbur shumë kohë tashmë» iu përgjigj koloneli i hollë, duke bërë gjoja se po humbte durimin.
Pa droje fare, rreshteri futi ngadalë njërën dorë tek xhepi i veçantë i uniformës dhe nxori telefonin e tij celular. Formoi një numër dhe qëndroi në pritje.
Dy zyrtarët mbajtën frymën derisa ushtaraku, pasi kishte shtypur një buton të aparatit, komentoi shkurt «Nuk është i arritshëm.»
«Atëherë rreshter, a duam të nxitojmë apo jo?» u shpreh funksionari me një ton padyshim më autoritar se më parë. «Nuk mund të qëndrojmë këtu gjithë natën.»
«Shko të marrësh gjeneralin» i urdhëroi rreshteri i shëndoshë një prej ushtarëve që kishin shoqëruar të dy funksionarët.
Pas ca minutash, një burrë krejtësisht tullac, me mustaqe dhe vetulla ngjyrë gri dhe dy sy të zinj të vegjël dhe të gjallë u shfaq te pragu i portës mbrapa rreshterit. Kishte veshur uniformën me grada gjenerali por mbi supin e djathtë i mungonte një nga katër yjet e gradës. Ishte i prangosur dhe, mbrapa tij, ushtari i mëparshëm e mbante nën mbikqyrje.
Me tâi parë ata të dy, gjenerali hovi për një çast pastaj, duke e nuhatur planin, ndenji në heshtje dhe bëri një fytyrë sa më të trishtuar që të mundej.
«Faleminderit ushtar» i tha koloneli i hollë ndërkohë që nxirrte nga këllëfi i tij Berettën M9. «Tani këtë qelbësirën do ta marrim ne në dorëzim.»
Anija kozmike Theos â Plani i veprimit
«Nuk është emocionuese që të marrësh vesh se do të jemi ne të dy ata që do shpëtojnë Tokën, i dashur?» foli Elisa dhe i mori dorën kolonelit, ndërsa e vështronte me sytë e një koteleje të dashuruar.
«âI dashurâ? Nuk të duket se po vrapon pak si shumë?» e qortoi Xheku me mëdyshje.
Elisa u drodh dhe vetëm kur koloneli i buzëqeshi me ëmbëlsi dhe i ledhatoi një faqe, e kuptoi se ai po bënte shaka me të. «Qelbësirë. Mos më bëj më një shaka të tillë se përndryshe do të ta tregoj unë» dhe nisi ta godiste në kraharor me të dyja duart.
«Qetësohu, qetësohu» i pëshpëriti Xheku ndërkohë që e shtrëngonte me ëmbëlsi pas vetes. «Në rregull, ishte një lojë idiote. Nuk do ta bëj më.»
Ai përqafim i papritur pati mbi profesoreshën një efekt qetësues dhe çlodhës. Ndjeu gjithë tensionin e akumuluar deri në atë moment që tâi shkrihej si dëbora në diell. Pas gjithë asaj që kishte ndodhur orët e fundit, ishte tamam ajo çka kishte nevojë. Vendosi që të lëshohej në mes të krahëve të tij dhe, duke mbyllur ngadalë sytë, mbështeti kokën në kraharorin e tij të bëshëm dhe e la veten të humbiste krejtësisht.
Azakisi, ndërkohë, kishte futur H^COM-in në atë kabinën e tij tmerrësisht shumë të ngushtë dhe po priste që, nga dylbia holografike e vendosur përpara, të mbërrinte përgjigja ndaj kërkesës për komunikim.
Mbi ekran, duke filluar nga qendra, një seri valësh shumëngjyrëshe po krijonin një efekt të ngjashëm me atë të një guri të hedhur në ujërat e qeta të një pellgu. Për një çast, dalngadalë, valët filluan të largoheshin duke ia lënë vendin fytyrës së rrudhur dhe të rrahur nga vitet të eprorit të tij I Moshuari.
«Azakis» i foli burri duke buzëqeshur lehtë, ndërkohë që ngrinte ngadalë dorën kockore në shenjë përshëndetjeje. «Ãfarë mund të bëjë ky plak i shkretë për ty?»
«Ia treguam të vërtetën dy tokësorëve.»
«Veprim i guximshëm» komentoi I Moshuari, duke shtrënguar mjekrën mes gishtit të madh dhe atij tregues të dorës. «Dhe si e morën?»
«Le të themi se, pas habitjes së fillimit që ishte e natyrshme, më duket se kanë reaguar mjaft mirë.» Azakisi bëri një pauzë të shkurtër pastaj tha me