Atropos. Federico Betti

Читать онлайн книгу.

Atropos - Federico Betti


Скачать книгу

      Kur Paliarini dhe avokati u takuan në zyrën e këtij të fundit, e para gjë që bënë ishte një ripërsëritje e ngjarjes.

      â€œKisha dalë nga diskoteka. Kur gjendesha në unazën e Bolonjës isha euforik, shtypa në fund pedalin e gazit, pa qenë i ndërgjegjshëm për shpejtësinë e makinës. Me të arritur në një kryqëzim, ku semafori ishte jeshil, godita një fëmijë që po kalonte mespërmes rrugën në vijat e bardha.”

      â€œAi fëmijë po kalonte mespërmes rrugën, edhe pse e dinte që nuk duhej ta bënte në atë moment. Semafori për këmbësorin duhej të ketë qenë i kuq, ma ha mendja.”

      Paliarini tundi kokën, me shpresën se ajo çka i kujtohej ishte e vërtetë dhe jo e mjegulluar nga efekti i drogës.

      â€œJa pra e sheh, e kemi gjetur tashmë një pikë në favorin tonë.”

      â€œNë rregull”, tha Paliarini, “ por si do ta paraqesim me faktin që unë nisa të ngisja makinën pasi mora një nga ato pilulat e mallkuara? Ça dreqin dhe unë, nuk i mora vetë, ma hodhi ai tipi atje brenda, ai ma dha. Më tha 'Do ta shohësh që do ndihesh më mirë' dhe mua m’u mbush mendja.”

      Për një çast avokati ra në mendime.

      â€œPuna e pilulës nuk dëshmon në favorin tënd”, tha ai në fund, “por në njëfarë mënyre do t’ia dalim. Duhet të kesh besim tek mua.”

      â€œTë shpresojmë. Dhe çfarë duhet të bëj unë këto ditë? Ndonjë gjë të veçantë? Ju duhet ndonjë deklaratë prej meje?”

      â€œTani për tani, jo. Do të them për të gjitha në gjyq, përpiqu të rrish i qetë dhe do ta shohësh se gjithçka do të zgjidhet fare mirë.”

      â€œKam besim në eksperiencën tënde.”

      â€œShkëlqyer. Tani kthehu në shtëpi dhe çlodhu. Do bëhem unë i gjallë në njëfarë mënyre.”

      â€œJu falenderoj pa masë.”

      â€œAsgjë. E kam për detyrë.”

      Pasi u përshëndetën, avokati nisi të mendonte sesi ta ndiqte këtë çështje në gjykatë, dhe Davide Paliarini u kthye në shtëpi. Do të zbatonte këshillën që i ishte dhënë: çlodhje absolute deri në ditën e paraqitjes në gjyq.

      

      XII

      Herët në mëngjesin e po asaj dite, Mariolina Spaxhezi dëgjoi zilen që binte, vajti tek citofoni dhe pyeti se kush ishte.

      â€œKam sjellë lule për ju, zonjë”, ishte përgjigja.

      â€œNgjituni”, tha gruaja, duke nisur të hamendësonte se kush qe dërguesi i mundshëm i kësaj dhurate të këndshme.

      Kur pa luleshitësin me tufën e luleve në dorë, i ndryshoi fytyra.

      â€œPo..hajdeni..hyni”, i tha duke belbëzuar burrit që gjendej para. I dukej se e kishte parë më parë, ndoshta qe luleshitësi që gjendej pak më larg shtëpisë së saj, në po atë rrugë.

      â€œVëreni aty sipër.”

      Burri kapërceu pragun e apartamentit, ndoqi udhëzimet që sapo i ishin dhënë, pastaj u përshëndet shpejt duke u shprehur se do t’i duhej të kthehej në dyqan pasi gjendej vetëm dhe kishte lënë një letër tek hyrja që i njoftonte klientët e mundshëm për kthimin e tij pas pak minutave.

      Mariolina Spaxhezi mbylli prapë portën dhe u drejtua me shpejtësi për nga tufa e luleve që sapo kishte marrë.

      Një tufë lulesh krizantemë?, mendoi.

      Pa se tek letra që mbështillte lulet ishte ngjitur një zarf prej letre ku qe shkruar PËR MARIOLINËN.

      E hapi dhe brenda gjeti vetëm një kartëvizitë prej kartoni.

      MASSIMO TROVAIOLI

      Drejtor Marketingu

      Tecno Italia S.r.l.

      Gruaja ndjeu një si gjendje të fikëti dhe iu desh të ulej për ta evituar që kjo t’i ndodhte vërtet.

      Ktheu kartëvizitën dhe pa se në pjesën mbrapa ishte shkruar me stilolaps SË SHPEJTI!.

      Pas ca minutash u ngrit nga karrigia, mori një gotë dhe e mbushi dy herë me ujë. Kishte nevojë të pinte.

      Njomi gojën, pastaj vajti në banjë për të freskuar fytyrën.

      Si ishte e mundur?

      Sipas një thënie të urtë popullore që i ishte mësuar pak a shumë, ajo gjithnjë i kishte lidhur krizantemat me të vdekurit, dhe Massimo Trovaioli...

      Mori telefonin dhe i ra 113-ës.

      â€œUnë po... persekutohem...”, arriti menjëherë të thoshte, kur dikush iu përgjigj nga ana tjetër e telefonit.

      â€œQetësohuni, zonjë”, i tha agjenti në telefon. “dhe sqarohuni më mirë.”

      â€œUnë... po persekutohem... nga një i vdekur!”

      â€œÃ‹shtë e pamundur. Jeni e sigurt se ndiheni mirë?”

      â€œPo, po, mirë jam”, tha ajo. “Unë po përsekutohem.. nga një i vdekur!”, ulëriti.

      â€œKu banoni?”, e pyeti agjenti në fund, duke u përpjekur t’i binte shkurt, “Po dërgoj dikë aty.”

      Gruaja i dha adresën ku banonte dhe mbylli telefonatën duke iu lutur që të vinin shpejt.

      Kur dy agjentët e patrullimit mbërritën në banesë, e gjetën Mariolina Spaxhezin gati në prag paniku.

      â€œMundohu të qetësohesh, zonjë. Do donim të na tregoje qartë se ça po ndodh”, i shpjegoi një nga dy agjentët.

      Gruaja iu tregoi për zarfin që kishte marrë disa ditë më parë dhe për lulet që kishte marrë në mëngjes.

      â€œKush është Massimo Trovaioli?”, e pyeti një agjent.

      â€œIsh i dashuri im.”

      â€œDhe ai mund të kishte ndonjë gjë kundra teje? Kur u ndatë, u ndatë keq?”

      â€œAi...ka vdekur!”, ulëriti gruaja. “Ai... i vdekur... po më persekuton!”

      Spaxhezi vazhdonte të ulëriste, duke e theksuar gjithnjë e më shumë fjalën i vdekur sa herë që e përmendte.

      â€œNa falni”, foli agjenti tjetër, “Nuk e kishim ende të qartë këtë detaj. Duhet të na falni. Na vjen keq.”

      â€œNuk ka gjë”, iu përgjigj gruaja, pas një


Скачать книгу