Rikthim Në Tokë. Danilo Clementoni
Читать онлайн книгу.tion>
Danilo Clementoni
Rikthim në Tokë
Aventurat e Azakisit dhe Petrit
Titulli origjinal: Il ritorno
Përkthyer nga: Gentian Cane Publikuar nga: Tektime
Ky libër është një vepër e fantazisë. Emrat, personazhet, vendet dhe organizatat e cituara janë fryt i imagjinatës së autorit dhe kanë për qëllim tâi japin vërtetësi rrëfimit. Ãfarëdo analogjie me faktet apo me njerëz realë, të gjallë apo jo të gjallë është krejtësisht rastësore.
RIKTHIM NÈ TOKÈ
E drejta e autorit © 2013 Danilo Clementoni
Botimet: nëntor 2013
Redaktuar dhe shtypur në mënyrë të pavarur
facebook: www.facebook.com/libroilritorno
blog: dclementoni.blogspot.it
e-mail: [email protected]
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij publikimi nuk mund të riprodhohet në ndonjë mënyrë, përfshi çfarëdo lloj sistemi mekanik dhe elektronik, pa autorizim paraprak me shkrim nga Botuesi, përveç përjashtimeve të bëra për pasazhe të shkurtra me qëllim rishikimi.
Bashkëshortes sime dhe djalit tim për durimin që kanë pasur në përballjet e mia dhe për të gjitha sugjerimet e çmuara që më kanë dhënë, duke kontribuar për të arritur më të mirën si për mua ashtu edhe për këtë roman.
Një falenderim i veçantë për të gjithë miqtë e mi që vazhdimisht më kanë mbështetur dhe inkurajuar për të vazhduar përpara në përfundimin e kësaj vepre që ndoshta, pa ta, nuk do të kishte dalë kurrë në dritë.
Do të doja të falenderoja përkthyesin tim, z.Gentian Cane, për bashkëpunimin, pasionin dhe profesionalizmin që ka demonstruar në finalizimin e këtij përkthimi.
Tabela e përmbajtjes
Anija kozmike Theos â 1.000.000 Km nga Jupiteri 3
Planeti Tokë â Tell el-Mukayyar â Irak 7
Anija kozmike Theos â Orbita e Jupiterit 13
Anija kozmike Theos â Alarm në afërsi 21
Nasiria â Restoranti Masgouf 25
Anija kozmike Theos â Objekti misterioz 31
Anija kozmike Theos â Analiza e të dhënave 45
Anija kozmike Theos â Të Moshuarit 61
Anija kozmike Theos â Imazhet nga Toka 75
Tell el-Mukayyar â Gërmimet 87
Anija kozmike Theos â Zbulimi i tmerrshëm 97
Tell el-Mukayyar â Sarkofagu 103
Anija kozmike Theos â Zona e asteroideve 117
Tell el-Mukayyar â Inkursioni gjatë natës 123
Anija kozmike Theos â Pamja mbi Mars 131
Tell el-Mukayyar â Surpriza e natës 139
Anija kozmike Theos â Orbita tokësore 145
Tell el-Mukayyar â Demaskimi 153
Anija kozmike Theos â Përgatitjet finale 167
Tell el-Mukayyar â Katër rojtarët flakërues 173
Tell el-Mukayyar â Kontakti 187
Tell el-Mukayyar â Rimarrja 199
Anija kozmike Theos â Mysafirë në bord 215
Anija kozmike Theos â Rrëfimi 223
"Po ktheheshim. Kishte kaluar veç një vit i ynë diellor që prej kohës kur kishim qenë të detyruar të braktisnim me nxitim dhe zemërim planetin por për ta, në vite tokësorë, kishin kaluar 3.600. Ãfarë kishim gjetur?â
Parathënie
Planeti i dymbëdhjetë, Nibiru (planeti i pasazhit) siç u quajt kështu nga Sumerët ose Marduku (mbreti i qiejve) siç u ripagëzua nga Babilonasit, është në realitet një trup qiellor që rrotullohet rreth diellit tonë me një periudhë prej 3.600 vitesh. Orbita e tij është mjaft eliptike, retrograda (rrotullohet rreth diellit në kah të kundërt nga të gjithë planetët e tjerë) dhe është shumë e pjerrët në planin e sistemit tonë diellor.
Secili nga afrimet e tij ciklike ka shkaktuar pothuaj gjithmonë tronditje shumë të mëdha ndërplanetare në sistemin tonë diellor si tek orbitat, ashtu edhe tek struktura e planetëve të cilët ishin pjesë e tij. Veçanërisht, shumë kohë përpara tamam në një prej disa kalimeve të tij më të potershme planeti madhështor Tiamat, i ndodhur mes Marsit dhe Jupiterit, me një masë rreth nëntë herë nga ajo e Tokës aktuale, i pasur në ujë dhe i përbërë nga njëmbëdhjetë satelitë, u shkatërrua nga një përplasje legjendare.