Rikthim Në Tokë. Danilo Clementoni

Читать онлайн книгу.

Rikthim Në Tokë - Danilo Clementoni


Скачать книгу
globin tokësor. Vendimi më pas i autoriteteve irakene, në fundin e vitit 2011, për të nisur përsëri gërmimet arkeologjike në disa vende me vlera të paçmuara historike me qëllim “për të vazhduar ruajtjen e trashëgimnisë së vet kulturore”, e kishte kthyer më në fund shpresën në siguri. Nën mburojën e OKB-së dhe shumë autorizimeve paraprake të firmosura dhe rifirmosura nga një numër i parrëfyeshëm “autoritetesh”, disa grupe kërkuesish të përzgjedhur dhe të mbikqyrur nga komisione specifikisht të angazhuara, do të kishin mundësi të vepronin, në kohë të kufizuara, në zonat kryesore arkeologjike të interesit brenda territorit iraken.

      Â«I dashur kolonel» i tha, duke u afruar sa më shumë që mundej drejt webkameras, në mënyrë që sytë e saj të mëdhenj dhe jeshilë si smerald të mund të kishin efektin që shpresonte. «Ju keni plotësisht të drejtë.»

      E dinte mirë që po t’i jepte fillimisht të drejtë interlokutorit, ai do të bëhej shumë më i predispozuar.

      Â«Por tanimë jemi kaq afër.»

      Â«Afër me çfarë?» gërthiti koloneli duke u ngritur nga karrigia dhe duke mbështetur grushtat mbi tryezën e punës. «Ka javë që më përsërit të njëjtin refren. Nuk jam më i predispozuar që të të besoj pa parë me sytë e mi diçka konkrete.»

      Â«Nëse do të kem nderin që të më bëni shoqëri sonte mbrëma në darkë, do të jem e lumtur të tregoj diçka që do t’ju bëjë të besoni sërish. Si thoni? »

      Dhëmbët e saj tepër të bardhë që vunë në dukje një buzëqeshje të mrekullueshme dhe kalimi i dorës mes flokëve të verdha të gjata, e bënë të vetën. Ishte e sigurt që e kishte bindur.

      Koloneli rrudhi vetullat duke u përpjekur të mbante një vështrim të zemëruar, por edhe ai vetë e dinte më së miri që nuk do t’i kishte rezistuar atij propozimi. Elisa gjithmonë i kishte pëlqyer disi dhe një darkë e vogël e intrigonte shumë.

      Fundja ai, pavarësisht dyzet e tetë viteve të tij, ishte akoma një burrë i pashëm. Fizik prej atleti, linja të theksuara, flokë të shkurtër të thinjur, vështrim të fortë dhe të vendosur i shoqëruar nga sy shumë të kaltër, një kulturë të përgjithshme të shkëlqyer që i lejonte atij të mbështeste diskutime mbi argumente të panumërt, të gjitha të bashkuara nën hijeshinë e padiskutueshme të uniformës, e bënin një eksponent të gjinisë mashkullore akoma shumë “interesant”.

      Â«Ok» shfryu koloneli «por nëse sonte mbrëma nuk më sillni vërtet diçka konkrete, atëherë mund të filloni të mblidhni gjithë veglat tuaja dhe të përgatisni valixhet». U mundua të përdorte tonin më autoritar që dispononte, por kjo gjë nuk i doli shumë mirë.

      Â«Në orën 8 të darkës të bëheni gati. Do të vijë një makinë që t’ju marrë tek hoteli» dhe e mbylli bisedën duke u penduar disi që nuk e kishte përshëndetur fare.

      Dreq, duhet të shpejtoj. Më mbeten vetëm pak orë para së të bëhet errësirë.

      Â«Hisham» bërtiti duke dalë nga tenda. «Shpejt, grumbullo të gjithë ekipin. Do të më duhet gjithë ndihma e mundshme.»

      Përshkoi, me hapa të shpejtë, ato pak metra që e ndanin nga zona e gërmimeve, duke lënë pas vetes një sërë shtëllungash gjithë pluhur. Në pak minuta, të gjithë u grumbulluan rreth saj në pritje të urdhërave të saj.

      Â«Ti, të lutem, hiqe rërën nga ajo qoshe» urdhëroi ajo duke treguar thepin e gurit që ishte më larg prej saj. «Ndihmoje dhe ti. Te lutem, bëni shumë kujdes. Nëse është ashtu siç mendoj, ky objekt do të na shpëtojë prapanicën. »

      Moduli sferik i transferimit të brendshëm, i vogël si përmasë por tepër i rehatshëm, po përshkonte me një shpejtësi mesatare prej rreth 10 m/s, në tubin numër tre, që do ta dërgonte Azakisin te hyrja e kabinës, pikërisht aty ku po e priste shoku i vet Petri.

      Theosi, edhe ai në formë sferike me një diametër prej nëntëdhjetë e gjashtë metra, ishte i përbërë nga tetëmbëdhjetë tuba cilindrikë, secili me një gjatësi prej pak më shumë se treqind metra, që, si meridianët, ishin ndërtuar me një largësi dhjetë gradë njëri nga tjetri dhe duke mbuluar të gjithë perimetrin. Secili nga njëzet e tre nivelet, katër metra të gjatë, me përjashtim të hambarit qendror të anijes, (niveli i njëmbëdhjetë) që ishte dyfishi i gjatësisë, mund të arrihej lehtësisht në sajë të “ndalesave” që kishte çdo tub në secilin kat. Praktikisht, për të shkuar nga njëri skaj i anijes tek tjetri, mund të duheshin maksimumi pesëmbëdhjetë sekonda.

      Frenimi i modulit u konstatua sakaq. Dera u hap me një fishkëllimë të lehtë dhe prapa saj u duk Petri, që qëndronte me këmbë të hapura dhe me krahë të kryqëzuara.

      Â«Ka orë të tëra që po pres» i tha me një ton shumë pak bindës. «Nuk mbarove së bllokuari filtrat e ajrit me atë gjë të shpifur me erë të keqe që mban gjithmonë pas vetes?» Aludimi që i bënte për cigaren ishte paksa i hollë.

      Duke mos ia vënë veshin provokimit, me një buzëqeshje të lëhtë, Azakisi hoqi nga rripi analizuesin portabël dhe e aktivizoi me një gjest të gishtit të madh.

      Â«Ma mbaj këtë dhe të shohim që të nxitojmë» i tha duke i kaluar me një dorë aparatin, ndërsa me tjetrën kërkonte që të fiksonte nga e djathta sensorin në brendësi të xhuntos. «Mbërritja është parashikuar për afro 58 orë dhe jam me të vërtetë shumë i merakosur. »

      Â«Përse?» e pyeti Petri me naivitet.

      Â«Nuk e di. Sikur kam ndjesinë se po na pret një surprizë e pakëndshme.»

      Instrumenti që mbante në dorë Petri filloi të shënonte një seri tingujsh në frekuenca të ndryshme. E vëzhgoi pa patur idenë më të vogël se çfarë donte të thoshte. Ngriti vështrimin ngultas drejt pamjes së shokut në kërkim të ndonjë shenje por nuk vuri re gjë. Azakisi, duke lëvizur me shumë kujdes, e çoi sensorin tek xhuntoja tjetër. Një tjetër mori tingujsh të padeshifrueshëm doli nga analizuesi. Heshtje paskëtaj. Azakisi ia la instrumentin shokut të vet, vëzhgoi me vëmendje rezultatet, më pas buzëqeshi.

      Â«Gjithçka në rregull. Mund të vazhdojmë.»

      Vetëm atëherë Petri e ndjeu se, vetëm për pak, kishte ndaluar së marri frymë. Nxori jashtë të gjithë ajrin dhe përjetoi menjëherë


Скачать книгу