Rikthim Në Tokë. Danilo Clementoni

Читать онлайн книгу.

Rikthim Në Tokë - Danilo Clementoni


Скачать книгу
pa një Fuori Strada të errët, jashtëzakonisht të shkëlqyeshme, tamam përpara derës së hotelit. Personi që duhej të ishte shoferi, një djalë i ri i veshur me rroba ushtarake, po rrinte i mbështetur tek kofna dhe shtynte kohën e pritjes duke pirë një cigare në qetësi.

      Bëri çmos që t’i theksonte sytë me laps dhe rimel, kaloi me shpejtësi buzkuqin mbi buzët e saj, ndërkohë që përpiqej ta përhapte në mënyrë uniforme me një sërë puthjesh të lëshuara më kot, vuri vathët e preferuar, duke u lodhur jo pak që të gjente “vrimat”.

      Në fakt, kishte shumë kohë që nuk dilte mbrëmjeve. Puna e dërgonte gjithmonë nëpër botë dhe kurrë nuk kishte arritur që të gjente një përson për lidhje të qëndrueshme, që të zgjaste më shumë se disa muaj. Instikti i lindur mëmësor që çdo grua ka brenda vetes dhe që në vajzëri gjithmonë bënte si bënte dhe e injoronte me zgjuarsi, tani me afrimin e orës biologjike, ndihej gjithmonë e më shpesh. Ndoshta do të kishte qenë momenti që të mendonte seriozisht për t’u mbledhur në familje.

      E zmbrapsi atë mendim me shpejtësinë më të madhe të mundshme. Veshi fustanin, dhe të vetmet palë këpucë me takë dymbëdhjeçe që kishte sjellë me vete dhe, me gjeste të mëdha, spërkati të dy pjesët e qafës me parfumin e saj të preferuar. Shall mëndafshi, çantë e zezë e bollshme. Ishte gati. Një kontroll i fundit para pasqyrës së varur në mur, afër derës dhe të ndotur në disa pjesë të saj, i konfirmuan perfeksionin e fustanit që kishte. Bëri një rrotullim rreth vetes dhe doli jashtë e kënaqur.

      Shoferi një djalë i ri, pasi kishte drejtuar mjekrën që i kishte rënë poshtë, me të parë Elisën tek dilte nga hoteli duke ecur me hap modeleje, flaku tej cigaren e dytë që sapo kishte ndezur dhe nxitoi që t’i hapte derën e makinës.

      Â«Mirëmbrëma, profesoresha Hanter. A mund të shkojmë?» e pyeti ushtaraku me një notë ngurrimi.

      Â«Mirëmbrëma» iu përgjigj ajo duke vënë në provë buzëqeshjen e mrekullueshme. «Jam gati.»

      Â«Faleminderit për shoqërimin» shtoi ajo ndërkohë që hipte në makinë, duke ditur fare mirë se fundi do t’i ishte ngritur pakëz dhe do t’ia kishte ekspozuar pjesërisht këmbët para ushtarakut të sikletosur.

      I kishte pëlqyer gjithnjë të ndihej e admiruar.

      Sistemi O^COM identifikoi menjëherë para syve të Azakisit, një objekt të çuditshëm konturet e të cilit, duke pasur parasysh rezolucionin e ulët të përftuar nga dylbitë me rreze të gjatë, akoma nuk ishin të përcaktuara qartë. Me siguri që ishte në lëvizje dhe padyshim që po përparonte drejt tyre. Sistemi i alarmit në afërsi, përcaktonte një probabilitet të përplasjes midis Theosit dhe objektit të panjohur, më të lartë se 96% në rast se asnjëri prej tyre nuk do të ndryshonte itinerarin e lëvizjes.

      Azakis nxitoi që të futej tek moduli i transferimit që gjendej më afër. «Kabina e drejtimit» urdhëroi prerazi sistemin e kontrollit të automatizuar.

      Pas pesë sekondave, dera u hap duke fërshëllyer dhe në ekranin e madh qendror të sallës së komandës, ishte ravijëzuar, ende shumë turbullt, objekti që po përparonte në itinerarin e përplasjes me anijen.

      Pothuaj në të njëjtën kohë, u hap një derë tjetër afër nga e cila kërceu jashtë Petri pa frymë.

      Â«Ã‡farë dreqin po ndodh?» pyeti shokun «Nuk duhej të kishte meteorë në këtë zonë» u shpreh i çuditur duke vështruar edhe ai ekranin e madh.

      Â«Nuk besoj të jetë meteor.»

      Â«Por nëse nuk është meteor, atëherë çfarë është?» pyeti Petri me një shqetësim të dukshëm.

      Â«Në qoftë se nuk korrigjojmë menjëherë itinerarin, do mund ta shohësh vetë me sytë e tu, kur të gjendemi të shtypur drejt e në kabinën e drejtimit.»

      Petri u mor menjëherë me komandat e drejtimit dhe vendosi një ndryshim të lehtë të trajektores duke iu referuar asaj që ishte përcaktuar më përpara.

      Â«Përplasje pas 90 sekondash» komunikoi pa emocione, zëri i ngrohtë femëror i sistemit të alarmit në afërsi. «Largësia e objektit: 276.000 kilometra, duke u afruar.»

      Â«Petri bëj diçka dhe bëje shpejt!» bërtiti Azakisi.

      Â«Jam duke e bërë, por ai objekti po ecën me të vërtetë shumë shpejt.»

      Llogaritja e probabilitetit të përplasjes, që dukej te ekrani në të djathtë të objektit, po zvogëlohej ngadalë. 90%, 86%, 82%.

      Â«Nuk do t’ia dalim dot më» tha me një fije zëri Azakisi.

      Â«Miku im, duhet akoma të lindë një “objekt misterioz” që të mundet të arrijë të shkatërrojë anijen time» pohoi Petri me një buzëqeshje të vockël djallëzore.

      Me anë të një manovre që i bëri të dy të humbnin për një moment ekuilibrin, Petri ushtroi tek të dy motorët Bousen një ndryshim anasjelltas të menjëhershëm të polaritetit. Anija kozmike u drodh për shumë momente dhe vetëm sistemi i përmirësuar i gravitetit artificial, duke arritur të kompensojë oshilacionin në mënyrë të menjëhershme, nuk e la që i gjithë ekuipazhi të përfundonte i përplasur pas faqes që ndodhej përpara.

      Â«Lëvizje e bukur» briti i gëzuar Azakisi duke i rrahur shpatullat mikut. «Por tani, si mendon që ta ndalosh këtë rrotullim?» Objektet përreth kishin nisur tashmë që të ngriheshin dhe të vinin vërdallë nëpër dhomë me lëvizje marramendëse.

      Â«Vetëm një moment» tha Petri duke mos reshtur së shtypuri butonat dhe së luajturi me levat e komandës.

      Â«Mjafton vetëm që t’ia arrijë të ...» Një çurg i madh djersësh i binte lehtë lehtë nga balli.

      Â«të hapë ...» vazhdoi, ndërkohë që gjithçka që gjendej brenda dhomës fluturonte në mënyrë kaotike. Edhe vetë ata të dy filluan që të ngriheshin nga dyshemeja. Sistemi i forcës së rëndesës artificiale nuk ia dilte dot më që të kompensonte forcën e pafundme centrifugale që po gjenerohej. Ishin gjithmonë e më tepër të lehtë.

      Â«De... de... derën e pasme automatike numër tre!» bërtiti më në fund Petri, ndërkohë që gjithë objektet po binin sërish në dysheme. Një konteiner i rëndë që shërbente për mbeturinat, e goditi Azakisin tamam në vendin midis brinjës së tretë dhe të katërt, duke e detyruar


Скачать книгу