Rikthim Në Tokë. Danilo Clementoni

Читать онлайн книгу.

Rikthim Në Tokë - Danilo Clementoni


Скачать книгу
të Moshuarit, eprorit të tij.

      Â«Azakis» tha ai duke buzëqeshur lehtë, ndërkohë që ngrinte ngadalë dorën kockore në shenjë përshëndetjeje. «Çfarë të shtyu që të thërrasësh, me kaq shumë ngut, këtë plak të shkretë? »

      Kurrë nuk kishte arritur që të merrte vesh me saktësi moshën e shefit të tij. Askujt nuk i ishte lejuar që të merrte vesh informacione shumë private lidhur me ndonjë element të Të Moshuarve. Me siguri, transformime të mëdha rreth diellit kishte parë shumë. Pavarësisht kësaj, sytë e tij lëviznin me shpejtësi në të djathtë dhe në të majtë, me një gjallëri të atillë saqë as ai vetë nuk do të dinte t’i bënte më mirë.

      Â«Kemi bërë një takim vërtet të papritur, të paktën për ne» ia nisi Azakisi pa shumë politesë, duke u përpjekur që ta vështronte interlokutorin drejt e në sy. «Gati ishim duke u përplasur me një objekt të pazakontë» vazhdoi, duke u munduar që të kapte çdo shprehje sado të vogël të Të Moshuarit.

      Â«Objekt? Shprehu më qartë biri im.»

      Â«Petri është ende duke e analizuar, por ne mendojmë se bëhet fjalë për një lloj sonde dhe jam i sigurt që nuk është e jona.» Sytë e Të Moshuarit u zgurdulluan. Dukej edhe ai i habitur.

      Â«Kemi gjetur simbole të çuditshëm të gdhendura mbi të që janë në një gjuhë të panjohur» shtoi. « Po t’i dërgoj të gjitha të dhënat.»

      Vështrimi i ngulët i Të Moshuarit u duk sikur humbi për një çast, ndërkohë që, me anë të O^COM-it të tij, shqyrtonte fluksin e informacioneve që i vinin.

      Pas disa çastesh tepër të gjatë, sytë e tij u kthyen për t’u fiksuar me ata të interlokutorit të tij dhe, me një ton që nuk la asnjë emocion t’i shfaqej, tha «Do të mbledh menjëherë Këshillin e Të Moshuarve. E gjithë kjo supozon që konkluzionet tuaja fillestare janë të sakta. Nëse gjërat duhet të jenë vërtet kështu, ne do të duhet që të rishikojmë shumë shpejt planet tona.»

      Â«Të presim të rejat» dhe duke thënë kështu, Azakisi mbylli bisedën.

      Koloneli dhe Elisa po thanin tashmë kupën e tretë të shampanjës dhe ambienti padyshim ishte bërë akoma dhe më joformal. «Xhek, duhet të them se ky Masgoufi është fantastik. Do të jetë e pamundur që ta mbaroj, është jashtëzakonisht shumë.

      Â«Vërtet, është padyshim më i miri. Duhet që të komplimentojmë guzhinierin.»

      Â«Ndoshta do të duhej që të martohesha me të dhe ta vija të gatuante për mua» tha Elisa duke qeshur pak si shumë në mënyrë të ekzagjeruar. Alkoli tanimë po bënte efektin e vet.

      Â«E jo, e kush vihet në rresht. Unë e para.» Guxoi me batutën duke menduar se nuk do të qe fundja aq pa vend. Elisa bëri sikur nuk kishte ndodhur asgjë dhe vazhdoi që të përtypte peshkun.

      Â«Ti nuk je i martuar, apo jo? »

      Â«Jo, nuk kam pasur asnjëherë kohë.»

      Â«Ã‹shtë një justifikim i vjetër» tha ajo duke e parë me djallëzi.

      Â«Bahh, në të vërtetë i jam afruar më shumë se një herë por jeta ushtarake nuk është tamam e përshtatshme për martesën. Po ti?» shtoi, duke i rënë shkurt një teme që dukej se i sillte akoma siklet. «Ke qenë ndonjëherë e martuar?»

      Â«Tallesh? E kush do të duronte që të kishte një grua që kalon shumicën e kohës duke lëvizur nëpër botë për të gërmuar nën tokë si një urith dhe që zbavitet kur përdhos varre të lashtë prej mijëra vjetësh?»

      Â«Tamam» tha Xheku duke buzëqeshur hidhur «siç shihet nuk jemi të prerë për martesën.» Dhe ndërsa ngrinte gotën propozoi gjithë melankoli «Ta pijmë për të.»

      Kamerieri erdhi duke mbajtur pak Samoons13 të sapo pjekur, duke ndërprerë fatmirësisht, atë moment trishtimi të lehtë.

      Xheku duke përfituar nga ndërprerja, kërkoi që të zmbrapste shpejt një sërë kujtimesh që i kishin ardhur në mendje papritmas. Ishin gjëra që i takonin të shkuarës. Tani kishte afër vetes një grua shumë të bukur dhe duhej të përqendrohej vetëm tek ajo. Kjo gjë pastaj nuk ishte dhe aq e vështirë.

      Muzika nën sfond, që dukej sikur i mbështillte me delikatesë, ishte ajo e duhura. Elisa, e ndriçuar nga tre qirinj të vënë në mes të tryezës, ishte mahnitëse. Flokët e saj kishin refleksin e arit dhe bakrit dhe lëkura ishte e butë dhe ngjyrë të bronxtë. Sytë depërtues kishin një ngjyrë jeshile të thellë. Buzët e saj të buta po kërkonin ngadalë që të ndanin një copë troftë nga shtylla kurrizore që mbante nëpër gishta. Ishte aq sensuale.

      Natyrisht që Elisës nuk i kishte shpëtuar ai moment dobësie i kolonelit. Vuri kurrizin e peshkut në anë të pjatës dhe thithi, me shkujdesje të dukshme, në fillim gishtin tregues dhe pastaj gishtin e madh. Uli pakëz kokën dhe e vështroi aq furishëm saqë Xheku mendoi se zemra gati po i shpërthente nga kraharori dhe po përfundonte drejt e në pjatë.

      Duke e ndjerë se nuk e kishte më kontrollin e situatës dhe mbi të gjitha të vetë vetes, koloneli menjëherë u përpoq që të merrte veten. Ishte paksa i madh për të bërë figurën e një adoleshenti të dashuruar, por ajo vajzë kishte diçka që e tërhiqte tmerrësisht.

      Mori frymë thellë, fërkoi fytyrën me duar dhe guxoi duke thënë «Si thua sikur ta heqim qafe edhe këtë copëz të fundit?»

      Ajo buzëqeshi, mori butësisht në duar copëzën e mbetur nga trofta, u ngrit lehtazi nga karrigia duke u zgjatur drejt tij dhe ia afroi tek goja. Në atë pozicion, dekolteja e saj vuri pjesërisht në dukje gjoksin e bëshëm. Xheku, me sa duket i sikletosur, hëngri vetëm një kafshatë të vogël, por pa arritur që të shmangë prekjen lehtë me buzë të gishtave të saj. Eksitimi i tij rritej gjithnjë e më shumë. Elisa po luante me të siç bën macja me miun dhe Xheku nuk po arrinte që t’i rezistonte në ndonjëfarë mënyre.

      Më pas, me një pamje prej çupke të pafajshme, Elisa u kthye të ulej rehatshëm në vendin e saj dhe, sikur nuk kishte ndodhur gjë fare, ia bëri me dorë kamerierit të gjatë dhe të hollë, i cili iu afrua në çast.

      Â«Besoj se është momenti për një çaj të mirë me kardamom. Si thua, Xhek? »

      Ai që ende nuk e kishte marrë veten nga situata e mëparshme, belbëzoi diçka të tillë si «Bahh


Скачать книгу