Rikthim Në Tokë. Danilo Clementoni

Читать онлайн книгу.

Rikthim Në Tokë - Danilo Clementoni


Скачать книгу
aq e vështirë që të ngatërroheshin me perënditë të cilat ishin në gjendje të bënin kushedi se çfarë mrekullish.»

      Â«Tamam» e ndërpreu Xheku. «Edhe unë, nëse do mbërrija me një helikopter luftarak Apache në mes të një fisi të amazonës qendrore dhe do filloja të hidhja raketa ngado, mund të më ngatërronin me një perëndi të zemëruar.»

      Â«Ky është tamam efekti që duhet të kenë prodhuar ato qenie mbi njerëzit e kohës. Thuhet se, do të kenë qenë pikërisht alienët që rrënjosën farën e inteligjencës tek Homo Erectus, duke e shndërruar në këtë mënyrë, përgjatë disa dhjetëra mijëra viteve, në atë që sot e njohim si Homo sapiens sapiens.»

      Elisa vështroi me vëmendje kolonelin, i cili dukej se kishte një pamje gjithnjë e më të habitur dhe vendosi të bënte një lojë me krahëmarrje. «Me thënë të vërtetën, si përgjegjës i këtij misioni, besoja se ishe më i informuar.»

      Â«Edhe unë kështu mendoja» shfryu Xheku. «Siç duket, atje në parajsë ndjekin gjithmonë të njëjtën filozofi: sa më pak të dish aq më mirë është». Zemërimi po fillonte t’ia zinte vendin sentimentalizmit të mëparshëm.

      Duke u bërë e vetëdijshme për këtë, Elisa mbështeti palmtopin mbi tryezë dhe u afrua pak centimetra nga fytyra e kolonelit, që për një çast mbajti frymën duke menduar se donte ta puthte, dhe tha «Tani vjen më e bukura.»

      U kthye me një frymë te vendi i saj dhe i tregoi një fotografi tjetër. «Ndërkohë që të gjithë janë hedhur në kërkim të këtij të famshmit “varri i Zotave”, duke vajtur të rrëmojnë në mes të piramidave egjiptiane, varret e Zotave për shkallën më sipërore, unë kam formuluar një interpretim tjetër mbi atë që është gdhendur në pllakatë dhe vërtet besoj që është e sakta. Shiko këtu» dhe i tregoi e kënaqur një imazh përshkrues të tekstit ashtu siç e kishte interpretuar.

      Të dy bashkëpunëtorët përgjues të cilët, brenda makinës po dëgjonin bisedën ndërmjet dy darkuesve, do t’u kishin dhënë atyre krahun e djathtë vetëm që të mundnin të shihnin edhe ata foton që profesoresha po i tregonte kolonelit.

      Â«Dreq!» shau trashaluqi. «Duhet të gjejmë mënyrën për të futur duart në atë palmtop.»

      Â«Shpresojmë që të paktën njëri nga të dy, ta lexojë me zë të lartë» shtoi ai i holli.

      Â«Shpresojmë që edhe kjo “darkëz romantike” të mbarojë shpejt. U dërrmova duke ndenjur këtu jashtë në errësirë, dhe akoma më tepër, po vdes edhe për të ngrënë.»

      Â«Uri? Po ça thua? Ti që ke ngrënë madje edhe pjesën time të panines.»

      Â«Jo të gjithë, i dashur. Kishte tepruar një dhe tani do ta llufis» dhe ndërsa nënqeshte i kënaqur, u rrotullua për ta rimarrë nga çanta e mbështetur në sediljen e mbrapme. Por në kohën që po kthehej, përfundoi duke goditur gjurin, tamam mbi butonin e ndezjes së sistemit të regjistrimit i cili lëshoi një biip të lehtë dhe u fik.

      Â«A do të bësh kujdes, o budalla i dreqit?» I holli, nxitoi duke u përpjekur që të rindizte pajisjen. «Tani më duhet ta ndez përsëri sistemin dhe do të më duhet të paktën një minutë. Lutu që të mos jenë duke thënë ndonjë gjë me rëndësi, përndryshe këtë herë do të kap me shkelma bythësh, që këtu e deri në Gjirin Persik!»

      Â«Të kërkoj ndjesë» tha trashaluqi me një fije zëri. «Besoj se tani është ora që të vihem në dietë.»

      â€œZotat groposën vazon me përmbajtjen e çmuar në jug të tempullit dhe urdhëruan popullin që të mos afrohet deri në rikthimin e tyre, përndryshe katastrofa të tmerrshme do të derdheshin mbi të gjithë njerëzit. Në mbrojtje të vendit, katër rojtarë flakërues. ”

      Â«Ky është deshifrimi im» deklaroi Elisa me krenari. «Fjala e saktë për mua, nuk është “varri” por “tempulli” dhe Ziqqurati i Ur-it, ku unë po zhvilloj kërkimet e mia, nuk është gjë tjetër veçse një tempull i ngritur për Zotat. Natyrisht, do të më thuash se nga këto anë ka shumë Ziqquratë, asnjë nuk është aq afër me shtëpinë që i përkiste atij që, supozohet hipotetikisht, se ka shkruar pllakatat: i dashuri ynë Abraham.»

      Â«Shumë interesante.» Koloneli po analizonte me vëmendje tekstin. «Në të vërtetë, ajo që tregohet nga të gjithë si “Shtëpia e Abrahamit” është vetëm disa qindra metra nga tempulli.»

      Â«Për më tepër, nëse ata do të kishin qenë vërtet alienë,» vazhdoi Elisa «imagjino se sa interesante mund të jetë “vazoja” për ju ushtarakët. Ndoshta edhe shumë më shumë se “përmbajtja e çmueshme”.»

      Xheku u mendua për një çast, dhe pastaj tha: «Ja arsyeja e gjithë këtij interesimi nga vetë ELSAD-i. Vazoja e groposur mund të jetë shumë më tepër se thjesht një enë dheu.»

      Â«Të lumtë. Dhe tani, pak teatër» u shpreh në mënyrë teatrale Elisa. «Zonja dhe zotërinj, për ju ja se çfarë kam zbuluar sot në mëngjes.»

      Preku ekranin dhe një foto e re u shfaq në palmtop. «Por qenka i njëjti simbol që gjendej tek pllakata» thirri Xheku.

      Â«E saktë. Por këtë foto e kam bërë sot» u përgjigj Elisa e kënaqur. «Me sa duket Abrahami, për të treguar “Zotat”, ka përdorur të njëjtën paraqitje që kishin përdorur më përpara Sumerët: një yll me dymbëdhjetë planetë rreth saj dhe që, fare papritur, e ka gjetur të gdhendur mbi kapakun e “enës” që po sjellim në dritë.»

      Â«Mund edhe të mos ketë ndonjë domethënie» komentoi Xheku. «Ndoshta është vetëm një rast. Simboli mund të ketë edhe mijëra kuptime të tjera.»

      Â«Ah po? Dhe atëherë, sipas teje, ç’është kjo?» dhe i tregoi foton e fundit. «E kemi realizuar nga jashtë enës me anë të aparaturës sonë me rreze X lëvizëse.»

      Xheku nuk mundi të bënte gjë veçse të shqyente sytë si i shastisur.

      Petri ishte akoma i zhytur në analizën e sondës ndërkohë që Azakisi, i kthyer te paneli, foli duke iu drejtuar shokut «Do të na e bëjnë të ditur.»

      Â«Që do të


Скачать книгу