Rikthim Në Tokë. Danilo Clementoni

Читать онлайн книгу.

Rikthim Në Tokë - Danilo Clementoni


Скачать книгу
që ta ndiqte pas. Ajo, duke buzëqeshur djallëzisht, ia mbajti dorën shtrënguar dhe vazhdoi ta shoqëronte për tek tryeza.

      Lokali ishtë rregulluar me finesë në stilin tipik të vetë vendit. Dritë e ngrohtë dhe e mprehtë, perde të gjera mbushnin pothuaj të gjithë muret dhe arrinin deri në tavan. Një tapet i madh me motive vizatimi të Eslimi Toranjdar, vishte pothuaj të gjithë dyshemenë, kurse tapete të tjerë më të vegjël ishin sistemuar në këndet e dhomës, sikur të rrethonin gjithçka në kornizë. Natyrisht, tradita do të kishte dashur që ta konsumonin darkën të shtrirë në tokë mbi jastëkë të butë e të rehatshëm por, si një perëndimor i sjellshëm, koloneli kishte preferuar një tryezë “klasike”. Edhe ajo ishte e pajisur më së miri dhe ngjyrat e zgjedhura për mbulesën ishin në kombinim të përkryer me pjesën tjetër të lokalit. Një sfond muzikor në të cilin një Darbuka9 që shoqëronte nën ritmin Maqsum10 melodinë e një Oud11 , mbushte me delikatesë të gjithë atmosferën.

      Mbrëmje e përsosur.

      Një kamerier i gjatë dhe i hollë, iu afrua me politesë dhe, me një përkulje, i ftoi dy të ftuarit të uleshin. Koloneli akomodoi në fillim Elisën dhe u preokupua që t’i rregullonte karrigen, më pas u ul edhe ai përballë saj, dukë bërë kujdes që mos i shkiste kravata në pjatë.

      Â«Këtu është me të vërtetë shumë bukur» tha Elisa duke vështruar përreth.

      Â«Faleminderit» tha koloneli. «Duhet të të rrëfej që për pak pata frikë se nuk do të pëlqente. Më pas u mendova për pasionin që ke për këto vende dhe mendova se mund të ishte zgjedhja më e mirë. »

      Â«Qëllove në shenjë!» tha e ngazëllyer Elisa duke nxjerrë në pah sërish buzëqeshjen e saj të mrekullueshme.

      Kamarieri hapi një shishe shampanjë dhe, ndërsa mbushte kupat e të dyve, një tjetër erdhi me një shportë në dorë duke thënë «Sa për fillim, do të dëshironit që të shijonit një Most-o-bademjun12 ».

      Dy të ftuarit u vështruan të kënaqur, morën dy kupat dhe i trokitën sërish.

      Afro njëqind metra nga lokali, dy personazhe të pazakontë me një makinë të errët po merreshin me një sistem të sofistikuar përgjimi.

      Â«E pe kolonelin si përkëdhelet me atë tarallaken? » tha njëri prej tyre duke u kukurisur me një tjetër tepër të shëndoshë që rrinte në vendin e shoferit, ndërkohë që përtypte një sanduiç tepër të madh dhe barku e pantallonat po i mbusheshin plot me thërrime.

      Â«Ishte ide gjeniale futja e një transmetuesi në veshin e profesoreshës» iu përgjigj tjetri, shumë më i hollë, me sy të mëdhenj dhe të zinj, ndërkohë që rrufiste kafen nga një gotë e madhe kartoni ngjyrë gështenje. «Prej këtej mund të dëgjojmë në mënyrë të përsosur gjithçka që thonë.»

      Â«Shih se mos bën rrëmujëra dhe regjistroji të gjitha» e qortoi tjetri «përndryshe do të na bëjnë që të hamë vathët për mëngjes.»

      Â«Mos u bëj merak. E njoh shumë mirë këtë aparat. Nuk do të na shpëtojë as edhe një pëshpërimë.»

      Â«Duhet të arrijmë të marrim vesh se çfarë ka zbuluar realisht profesoresha» shtoi trashaluqi. «Shefi ynë ka shtënë një thes më para për të ndjekur në fshehtësi këto kërkime. »

      Â«Sigurisht nuk do të jetë e lehtë duke parë strukturën fantastike të sigurisë që ka vendosur koloneli.» Tipi i hollë ngriti vështrimin drejt qiellit me një pamje ëndërrimtare, pastaj shtoi «Nëse do të më kishin dhënë edhe vetëm një të mijtën e atyre parave, tashti do të qëndroja i shtrirë rrëzë një palme në Kubë, duke patur si shqetësim të vetëm atë të zgjedhjes së një Margarite ose të një Piña Kolada.»

      Â«Dhe ndoshta së bashku me ca vajza me bikini që të fërkojnë me krem mbrojtës ndaj diellit» tha trashaluqi, për të shpërthyer më pas në një të qeshur buçitëse, ndërkohë që si pasojë e barkut të kërcyer, i binin poshtë thërrimet të cilat ishin depozituar më përpara.

      Â«Kjo antipasta ishte shumë e shijshme.» Zëri i doktoreshës doli pakëz i transformuar nga altoparlanti i vogël i vendosur mbi kroskot. «Duhet të të rrëfej se me të vërtetë nuk besoja që, prapa asaj “pamjeje” prej ushtaraku të vrazhdë, mund të fshihej një burrë i rafinuar.»

      Â«Bahh, faleminderit Elisa. Edhe unë s’do ta kisha menduar kurrë që një “profesoreshë” kaq shumë e kualifikuar mund të ishte, përveçse e bukur, edhe mjaft e afrueshme dhe simpatike.» foli zëri i kolonelit, gjithmonë pakëz i transformuar, por me një tonacion paksa më të ulët.

      Â«Shih shih se si po flirtojnë» thirri trashaluqi nga vendi i shoferit. «Sipas meje, do të përfundojnë të dy në shtrat.»

      Â«Nuk jam edhe aq i sigurt» pohoi tjetri. «Profesoresha jonë është padyshim tepër dinake dhe nuk besoj se një darkë e vockël dhe ndonjë kompliment i vakët mund të mjaftojnë që ajo të shkojë e të bjerë drejt e në krahët e tij.»

      Â«Dhjetë dollarë bast që sonte do ta bëjë» tha trashaluqi duke i zgjatur dorën e djathtë kolegut.

      Â«Ok, dakord» foli tjetri duke i shtrënguar dorën që i ishte zgjatur përpara.

      Objekti që u shfaq përpara dy bashkëudhëtarëve të çuditur tashmë, me siguri që nuk ishte ndonjë gjë që natyra, madje dhe në fantazinë e saj të pamasë, mund ta kishte krijuar vetë. Ngjante si një lloj lule metalike me tre petale të gjata, pa kërcell, me një pistil në mes në formë pak konike. Pjesa mbrapa pistilit ishte në formën e prizmit hekzagonal, me sipërfaqen e bazës pak më të madhe se ajo e konit të gjendur në pjesën përballë dhe që mbështeste të gjithë strukturën. Nga të treja brinjët e barazlarguara të hekzagonit dilnin petalet në formë katrore, me një gjatësi e pakta katër herë nga ajo e bazës.

      Â«Duket si një tip mulliri i vjetër me erë, si ata që përdoreshin shekuj përpara, në pllajat e mëdha në lindje» foli Petri, pa i hequr as edhe një minutë sytë nga objekti që ishte shfaqur në ekranin e madh.

      Një drithërimë e përshkoi Azakisin mu në shpinë, ndërsa në mend i vinin disa prototipe të vjetër që Të Moshuarit i kishin sugjeruar që të studionte para se të nisej.

      Â«Ã‹shtë


Скачать книгу