Rikthim Në Tokë. Danilo Clementoni

Читать онлайн книгу.

Rikthim Në Tokë - Danilo Clementoni


Скачать книгу
është ndërtuar ndonjëherë në planetin tonë. Kam kontrolluar në të gjithë arkivin e Retes dhe nuk ka asnjë lidhje me objektin që kemi përpara. As edhe tek projektet që nuk janë realizuar ndonjëherë.»

      Â«Nuk është e mundur!» thirri Petri. «Ai N^COM-i yt duhet të jetë i çakorduar. Kontrolloje më mirë.»

      Â«Më vjen keq Petri. Vërtet që e kam kontrolluar dy herë dhe jam absolutisht i sigurt së kjo nuk është vepër e jona.»

      Sistemi i të parit me rreze të shkurtër kujdeset që të gjenerojë një imazh tridimensional të objektit, duke e rikrijuar me një saktësi të madhe deri në detajet më të vogla. Hologrami lëkundej lehtazi në mes të sallës së komandës, duke qëndruar pezull afro gjysëm metri nga dyshemeja.

      Petri, me një lëvizje të dorës së djathtë, filloi ta rrotullonte ngadalë, duke hetuar me vëmendje çdo detaj të vogël.

      Â«Dukej se ishte e përbërë nga një aliazh metalik shumë i lehtë» tha Petri, me një ton padyshim shumë më teknik, lidhur me atë çudi që e kishte pushtuar që në fillim «Ushqyesit e motorëve duhet të jenë të pajisur me tre petale, që ngjanin se ishin të veshur nga një lloj materiali i ndjeshëm ndaj dritës së diellit.» Më në fund kishte filluar që të lëvizte komandat e sistemit. «Pistili duhet të jetë ndonjë lloj antene marrëse-transmetuese dhe në prismin hekzagonal me siguri që është “truri” i kësaj gjëje.»

      Petri luante hologramin gjithnjë e më shpejt, duke e përmbysur në të gjitha drejtimet. Papritur u ndal dhe thirri «Shiko këtu. Sipas teje, ç’është kjo?» pyeti, ndërkohë që kujdesej për të zmadhuar detajin.

      Azakisi u afrua sa më afër që të mundej. «Duken si simbole.»

      Â«Dy simbole do të thoja» korrigjoi Petri «ose më mirë, një vizatim dhe katër simbole shumë afër njëra tjetrës.»

      Â«Azakisi vazhdonte shpejt, me anë të N^COM, që të kërkonte diçka tek Rete, por nuk ia doli që të gjente absolutisht ndonjë gjë që të kishte sadopak lidhje me atë çfarë kishte përpara.»

      Vizatimi përfaqësonte një katror të përbërë nga pesëmbëdhjetë shirita gjatësorë të alternuar me ngjyrë të bardhë dhe të kuqe, dhe, në këndin lart nga e majta, një katror tjetër me ngjyrë blu të përbërë nga pesëdhjetë yje pesëcepësh në ngjyrë të bardhë. Në të djathtë të tij, katër simbolet:

      JUNO

      Â«Duket si një lloj shkrimi» guxoi të thoshte Azakisi. «Ndoshta simbolet përfaqësojnë emrin e atyre që kanë krijuar sondën.»

      Â«Ose ndoshta është emri i saj» iu kundërpërgjigj Petri. «Sonda quhet “JUNO” dhe simboli i ndërtuesve të saj është ai lloj katrori me ngjyrë. »

      Â«Sido që të jetë, e sigurt është që nuk jemi ne ata që e kanë ndërtuar» këmbënguli Azakisi. «Mendon se mund të ekzistojë brenda saj ndonjë formë jete? »

      Â«Mendoj se jo. Të paktën jo nga ato që ne njohim. Hapësira në kapsulën mbrapa, i vetmi vend ku mund të gjendet ndonjë gjë, është tepër e vogël për të pasur brenda një qenie të gjallë.»

      Ndërkohë që fliste, Petri kishte nisur tashmë të kryente një skanim të sondës, në kërkim të çfarëdo lloj shenje jete që mund të dilte nga brendësia e saj. Pas pak çastesh, një varg simbolesh u shfaqën në ekran të cilat nxitoi që t’ia deshifronte shokut të tij.

      Â«Sipas sensorëve tanë nuk ka asgjë “të gjallë” atje brenda. Nuk duket që të ketë as armë të ndonjë lloji apo tipi. Me një kqyrje të parë, e ndjej të them se, ky objekt, është një lloj avioni zbulues i lëshuar për të eksploruar në mes të sistemit diellor në kërkim të kushedi se çfarë gjëje.»

      Â«Edhe mundet» miratoi Azakisi «por pyetja që do duhet të supozojmë është: “Lëshuar nga kush?”»

      Â«Bahh» hamendësoi Petri «nëse përjashtojmë prezencën e “alienëve” misteriozë, do të thosha se të vetmit që mund të bëjnë diçka të tillë, mund të jenë vetëm “miqtë e tu të vjetër në tokë”.»

      Â«Ã‡farë po thua? Por që nga hera e fundit që i kemi lënë, ata nuk ishin në gjendje që të ecnin as me kalë. Si mund të kenë arritur një nivel njohurie të këtillë brenda kaq pak kohe? Dërgimi i një sonde që sillet vërdallë në hapësirë nuk është aspak një shaka.»

      Â«Pak kohë?» kundërshtoi Petri duke e parë drejt e në sy. «Mos harro se, për ata, kanë kaluar afro 3.600 vjet që atëherë. Duke patur parasysh se jetëgjatësia e tyre mesatare ishte maksimum pesëdhjetë-gjashtëdhjetë vjeç, do të thotë se kanë kaluar e pakta rreth gjashtëdhjetë breza. Ndoshta janë bërë akoma më inteligjentë se sa mund ta imagjinojmë.»

      Â«Dhe ndoshta ishte kjo arsyeja» shtoi Azakisi, duke u përpjekur që të finalizonte mendimin e shokut «që Të Moshuarit ishin aq të merakosur për këtë mision. Ata e kishin parashikuar ose të paktën, e kishin marrë parasysh këtë mundësi.»

      Â«Bahh, madje mund edhe të na e kishin përmendur shkarazi këtë gjë, apo jo? Sa s’më ra pika kur e pashë atë objektin.»

      Â«Jemi ende në planin e hipotezave» tha Azakisi ndërkohë që me gishtin e madh dhe tregues të dorës fërkonte mjekrën «por duket se arsyetimi ka kuptim. Do të përpiqem që të vihem në kontakt me Të Moshuarit dhe do të provoj që t’u shkëpus ndonjë informacion më shumë, nëse kanë. Ti, ndërkaq, përpiqu të kuptosh diçka më shumë rreth këtij mjeti. Analizo itinerarin aktual, shpejtësinë, masën, e të tjera dhe përpiqu të bësh një parashikim mbi vendmbërritjen e tij, që nga koha kur është nisur dhe të dhënat që ka depozituar. Si përfundim, dua të marr vesh sa më shumë gjëra që të jetë e mundur mbi atë që na pret aty poshtë.»

      Â«Në rregull, Zak» foli Petri ndërsa vërtiste pezull në ajër, përreth tij hologramet tërë ngjyrë me një pafundësi numrash dhe formulash.

      Â«Ah, mos harro të analizosh atë që e ke identifikuar si antenë. Nëse është ashtu vërtet, do të jetë në gjendje të transmetojë dhe të marrë. Nuk do të doja që takimi ynë të ishte transmetuar tashmë tek dërguesit e sondës.»

      Duke e thënë këtë, Azakisi u drejtua me shpejtësi nga kabina


Скачать книгу