Shkrimtari. Danilo Clementoni

Читать онлайн книгу.

Shkrimtari - Danilo Clementoni


Скачать книгу
të udhëtimit? Nuk mund t’i lëmë aspak këtu lart» tha Petri.

      Â«Duhet të rregullojmë një bazë mbështetëse në Tokë. Mund të ngremë ndonjë lloj kampi afër me atë të miqve tanë.»

      Â«Më duket ide e shkëlqyer. Të njoftoj pjesën tjetër të ekuipazhit?»

      Â«Po. Jepu atyre kordinatat e kampit të gërmimeve dhe kërkoju që të organizojnë përgatitjen e një strukture emergjence. Ne do të zbresim të parët dhe do të përpiqemi që të kontaktojmë me të Moshuarit.»

      Â«Nisemi» tha Petri gjithë gëzim. «Dhe të mendosh se, deri para pak minutave, isha në merak se si do të mundja të kapërceja mërzinë që do më kaplonte gjatë udhëtimit të kthimit.»

      Në të njëjtin çast, në një largësi prej afro 500 U.A. nga dielli ynë, një objekt i çuditshëm me formë vezake u shfaq praktikisht nga hiçi, i paraprirë nga një vetëtimë kaltëroshe që theu të zezën absolute të hapësirës kozmike. U zhvendos në vijë të drejtë për afro njëqind mijë kilometra me një shpejtësi të jashtëzakonshme para se të zhdukej sërish, i përpirë nga një tip vorbulle gjigande në ngjyrë argjendi me reflekse prej ari. E gjitha kjo zgjati vetëm pak sekonda, pas së cilës, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ai vend aq i largët dhe i shkretë i hapësirës së thellë u zhyt prapë në qetësinë e plotë ku ishte gjendur deri më tani.

      Tell-el-Mukayyar – Kontakti me Nibirun

      Â«Po, kolonel» foli me ton shumë të zbutur, një zë nga ana tjetër e telefonit. «Është vënë re, nga disa pika vrojtimi në tokë, një vetëtimë e panatyrshme që ka të ngjarë të jetë lëshuar nga hëna.»

      Â«Por hëna nuk lëshon “vetëtima”» ia ktheu Xheku duke kundërshtuar.

      Â«Për këtë keni të drejtë, zotëri. Mund t’ju them vetëm se shkencëtarët tanë janë akoma duke analizuar të dhënat e përftuara me qëllim që të zbulojnë shkakun.»

      Â«Domethënë, nuk keni marrë vesh ndonjë gjë.»

      Â«Bah, unë nuk do ta kisha thënë kështu por besoj se konkluzioni juaj mund të konsiderohet i drejtë.»

      Â«Po si flet edhe ky» i tha Xheku Elisës e cila ishte afruar aty dhe ndërkohë, mbylli me dorë celularin e mikrofonit. «Në rregull. Faleminderit për informacionin» vazhdoi. «Ju lutem të më kontaktoni sapo të kemi lajme të tjera.»

      Â«Do ta kemi në vëmendje, zotëri. Mirupafshim dhe ditë të mbarë» dhe mbylli këtu bisedën.

      Â«Ã‡a të thanë?» e pyeti profesoresha.

      Â«Po ja, duket se ka ndodhur diçka e pazakontë aty lart por askush nuk ka gjetur ndonjë shpjegim të saktë.»

      Â«Jam gjithmonë e më e bindur se miqve tanë u ka ndodhur diçka.»

      Â«Ec pra, mos bëj kështu. Kushedi se ku do kenë arritur ata tani me atë anijen e tyre fantastike.»

      Â«Shpresoj vërtet me gjithë zemër por vazhdoj të kem një parandjenjë të pazakontë.»

      Â«Dëgjo, për të hequr çdo dyshim, përse nuk përdorim atë pajisjen që na lanë dhe të provojmë të lidhemi me ta?»

      Â«Por, nuk e di... Ata u shprehën se do të mund ta përdornim vetëm kur të mbërrinin në planetin e tyre... Nuk besoj se...»

      Â«Shko merre dhe boll më» ia preu shkurt koloneli. Pastaj duke e kuptuar se ndoshta kishte qenë pakëz i ashpër, shtoi një «Të lutem» duke e shoqëruar pastaj me një buzëqeshje rrëzëllitëse.

      Â«Në rregull. Nuk ka ku shkon më keq» tha Elisa ndërkohë që po nisej të merrte H^COM-in portabël. U kthye gati menjëherë dhe, pasi kishte rregulluar pakëz flokët e gjata, vuri përsipër atë lloj kokore të çuditshme dhe të rëndë.

      Â«Më patën thënë që të shtypnim atë butonin aty» tha Xheku duke treguar butonin. «Pastaj sistemi do të bënte gjithçka vetë.»

      Â«Ã‡a të bëj, ta shtyp?» pyeti Elisa me mëdyshje.

      Â«Jepi pra, çfarë do që të ndodhë?»

      Arkeologia shtypi butonin dhe, ndoshta duke i theksuar fjalët ca si tepër, tha «Alo? Më dëgjoni?»

      Ndenji në pritje por asnjë përgjigje nuk mori. Priti akoma edhe disa çaste pastaj e provoi përsëri. «Alo... Alo... Petri, a je aty? Unë nuk dëgjoj asgjë.»

      Elisa priti edhe disa çaste të tjera pastaj zgjati krahun dhe rrudhi supet.

      Â«Shtype përsëri atë butonin» sugjeroi koloneli.

      Provuan të përsërisnin proçedurën edhe disa herë të tjera por nga sistemi i komunikimit nuk erdhi për dreq as edhe një fishkëllimë fare e vogël.

      Â«Nuk kemi ç’të bëjmë. Ndoshta diçka u ka ndodhur vërtet» pëshpëriti Elisa ndërkohë që hiqte H^COM-in nga koka.

      Â«Ose ndoshta nuk kanë arritur akoma në fushën e veprimit të kësaj pajisjeje.»

      Koloneli ende nuk e kishte mbaruar fjalën e fundit kur një zhurmë e çuditshme që vinte nga jashtë u tërhoqi vëmëndjen.

      Â«Shiko Xhek» i tha Elisa me habi ndërkohë që zgjaste kokën nga tenda. «Sferat... Po riaktivizohen.»

      Me zemrën në grykë, vrapuan të dy jashtë dhe, për habinë e tyre, panë piramidën virtuale të zbritjes që po merrte sërish formë. Miqtë e tyre po ktheheshin.

      Â«A e pe se nuk janë hedhur në erë» tha Xheku i qetësuar.

      Â«Ndoshta kanë harruar ndonjë gjë.»

      Â«E rëndësishme është që janë mirë. Tani të mundohemi që të ruajmë qetësinë. Pas pak do të marrim vesh se çfarë ka ndodhur me të vërtetë.»

      Proçedura e zbritjes u krye rregullisht dhe, në shumë pak kohë, figurat gjigande të dy alienëve u shfaqën tek platforma e zbritjes.

      Â«Përshëndetje djema» bërtiti Petri duke tundur dorën e madhe sipër kokës.

      Â«Po ça dreqin po bëni akoma këtu?» pyeti Xheku, ndërkohë që të dy po mbërrinin në tokë me anë të strukturës së lëvizshme.

      Â«Po e ndjenim mungesën tuaj» iu përgjigj Petri ndërkohë që zbriste nga ai tip ashensori dhe më pas preku tokën, i ndjekur menjëherë nga


Скачать книгу