Shkrimtari. Danilo Clementoni
Читать онлайн книгу.di mirë» i tha punonjësi i transmetimeve. «Por, për momentin, gjëja e vetme që po marr është sinjali i kontenitorit (|) që po përshkon tunelin e ndërkomunikimit.»
«Ndoshta është ajo gjëja që po na dërgojnë mbrapsht.»
«Do ta zbulojmë shpejt. Do të jetë këtu brenda treqind e njëzet cense.»
Tell-el-Mukayyar â Energjia e piramidave
«Ja pra, po zbresin» foli Petri duke treguar tre anijet që me shpejtësi po i afroheshin kampit të gërmimeve.
«Dispozicioni standart» u urdhëroi Azakisi dy pilotëve të mjeteve te komunikuesi i tij portabël.
Të dy alienët, bashkë me Xhekun dhe Elisën, qëndruan në heshtje duke soditur anijet ndërkohë që përfundonin manovrat e tyre të shpejta dhe të sakta në zbritje.
«Do të duhet të aktivizojmë një fushë force në kupolë për të rikrijuar një atmosferë më të përshtatshme për sistemin tonë të frymëmarrjes» sugjeroi Petri.
«Jam dakord» ia ktheu Azakisi. «Jam mërzitur sa sâka me këto pajisje të mallkuara» dhe tregoi dy tubat e hollë të frymëmarrjes që i mbante të futur në vrimat e hundës.
«Këtu ka shumë oksigjen për ne. Ndoshta do të ishte më mirë që ta organizonim bazën tonë të emergjencës lart në mal.»
«Jo jo. Të paktën jo për momentin. Fusha e forcës do të jetë më se e mjaftueshme në pritje për tâu organizuar pak më mirë.»
«Në rregull, në rregull, ti je shefi» foli Petri, duke e theksuar fjalën me një lloj përshëndjetje ushtarake që e kishte parë ta bënin ushtarët në Tokë.
«Anija dy. Aktivizoni kupolën kufizuese» tha përsëri Azakisi tek komunikuesi.
Duke u nisur nga maja e anijes qendrore, tradhtuar vetëm nga një dridhje e lehtë e ajrit, një tip velloje gati e padukshme u përhap me shpejtësi në një rreze afro njëqind metra, duke arritur të formonte një kapuç në formë gjysëmsfere që, nga pika më e lartë e piramidës virtuale të anijes dy, u përhap në mënyrë uniforme deri sa u zhyt në terrenin gjithë rërë të shkretëtirës.
«Më duket një punë e shkëlqyer» u shpreh Petri i kënaqur.
«Përse janë vendosur kështu?» pyeti Elisa gjithë kureshtje.
«Kështu si?» ia ktheu Azakisi. «Ãfarë do të thuash me këtë?»
«Anijet. Piramidat që kanë formuar janë thuajse në vijë të drejtë dhe të vendosura me fytyrë nga jugu. Dy në pjesën më të jashtme me sa duket janë drejtuar ndërsa ajo që gjendet në qendër duket pak e dalë nga aksi.»
«Ke një shpirt vëzhgimi fantastik» komentoi Azakisi.
«Fakti është se më kujtojnë shumë diçka tjetër.»
«Ãfarë saktësisht?» pyeti atëherë koloneli që papritmas ishte interesuar ndaj diskutimit.
«A ke qenë ndonjëherë në Egjipt?»
«Shumë kohë më parë.»
«Dhe e ke vizituar pllajën e Gizës?»
«Sigurisht që po» iu përgjigj Xheku. Pastaj, duke i rënë ballit me pëllëmbë thirri «Po natyrisht. Janë vendosur tamam si tre piramidat më të mëdha.»
«Keopi, Shefreni dhe Miçerino» saktësoi profesoresha.
«Vërtet që nuk po marr se ça apo thoni» foli Azakisi me dyshim.
«Prit» foli atëherë Elisa. «Po ta tregoj» dhe u drejtua me hapa të shpejtë drejt tendës së laboratorit. Pa kaluar as një minutë doli andej me një libër të trashë shumë të konsumuar nga përdorimi i tepërt. Ndërkohë që u afrohej tre të tjerëve, shfletonte faqet me shpejtësi. «Ja këtu. Shiko» dhe ia dha alienit.
«Interesante... Ãfarë janë?»
«Më lër ta shoh» tha ndërkohë Petri, duke ia marrë librin e madh shokut nga duart. «Ah po. I kam parë këto lloj ndërtimesh. Janë të ngjashme me atë aty» dhe tregoi Ziqquratin mbrapa kampit. «Por duhet të jenë ndërtuar nga një popull tjetër dhe në kohë të ndryshme.»
«Të lumtë Petri. Ke shumë të drejtë. Studiuesit tanë që nga dita e e zbulimit të tyre, kanë shtrydhur trurin për të kuptuar arsyen se pse u ndërtuan dhe pse janë vendosur në atë mënyrë.»
«Po është shumë e thjeshtë» tha Petri duke nxjerrë në pah një buzëqeshje plot gëzim. «I sheh ato yjet aty lart?» dhe tregoi një yjësi në mes të tjerave, që vendin ia kishte lënë diellit tashmë të perënduar.
«Po, sigurisht. Ne e quajmë yjësia e Orionit. E ka marrë emrin nga gjysëm perëndia greke Orioni» tha Elisa. Pastaj, ndërkohë që me gishtin tregues vizatonte profilin në ajrin e kthjellët të shkretëtirës, shtoi «Nëse yjet e saj bashkohen me një vijë virtuale, atëherë formohen koka, supet, beli dhe këmbët e një njeriu. Sipas mitologjisë greke, Orioni ishte një gjigand i lindur me aftësi mbinjerëzore, një gjuetar i fuqishëm që vriste gjahun me një vare bronxi të pathyeshme. Kur heroi grek vdiq, ai u vu midis yjeve në përjetësi.»
«Gjithmonë shumë mbresëlënëse historitë tuaja» komentoi Petri i mahnitur. «Nga ajo që na kanë mësuar të Moshuarit, të gjitha ndërtimet e këtij lloji, dhe të tilla ka shumë të shpërndara në të gjithë tokën, të gjitha pra na referohen neve.»
«Ju alienëve?»
«Ne âZotaveâ, të zbritur nga qielli për të nisur racën njerëzore» saktësoi Petri.
«Dhe të dukej se edhe këtu nuk qe dora juaj» shfryu Xheku. «Duket se gjithçka që kemi bërë deri më sot është ekskluzivisht për shkakun tuaj.»
«Bah, ta mendosh mirë fare» shtoi Elisa «duhet të them se nuk mund tâi vëmë të gjitha fajet.»
«Doja vetëm të thoja» shtoi Petri me qetësi «se anijet tona janë pozicionuar thjesht si tre yjet e âmesitâ të Orionit tuaj.»
«Kështu që e njëjta gjë do të vlente edhe për piramidat në Egjipt?» pyeti Xheku i habitur.
«Do thoja vërtet se po.»
«Atëherë ishin të vërteta supozimet e shkencëtarëve tanë» tha profesoresha gati nën zë. Pastaj mori mjekrën