Shkrimtari. Danilo Clementoni

Читать онлайн книгу.

Shkrimtari - Danilo Clementoni


Скачать книгу
RTY. «Duhet të zbulojmë medoemos se çfarë ka ndodhur sipër /\.»

      Sapo karkasa arriti pikën e ndalesës, u mor menjëherë në ruajtje nga dy kerianë me pamje padyshim të pazakontë. Njëri ishte shumë i ngjashëm me një tip rimorkio pa rrota, ndërsa tjetri ishte më i krahasueshëm me një gaforre të stërmadhe me gjashtë kanxha. Ai me pamjen e gaforres e kapi enën me delikatesë dhe e vendosi në brendësi të kerianit/rimorkios që, pasi ishte siguruar për lidhjen me ganxhë, u nis pa lëshuar zë fare me një shpejtësi të jashtëzakonshme në drejtim të laboratorëve.

      Â«Kontenitori (|) mbërriti» u shpreh kordinatori. «Ekipi i verifikimeve, kryeni analizën komplete të përmbajtjes.»

      Katër kerianë, edhe ata të formave po aq të çuditshme, dolën mbi objekt dhe, pasi e hodhën në një pellg të vogël që përmbante një solucion me bazë amoniaku, nisën skanimin e brendshëm. Kaluan vetëm pak minuta kur keriani më i vogël nga të katërt njoftoi «Nëntëqind e nëntëdhjetë shpirtra prezentë, të gjithë në gjendje të përsosur. Po i dërgoj sistemit qendror regjistrimin e eventeve të memorizuara nga kapsula.»

      Â«Mbi ekran» urdhëroi RTY prerazi.

      Imazhet treguan sipërfaqen e hënës në largësi të shpejtë ndërkohë që një objekt i madh përsosmërisht sferik po i afrohej zonës së laboratorit të nëndheshëm /\. Pas pak çastesh, një dritë verbuese përfshiu thuajse gjithçka që gjeti aty dhe menjëherë pas saj, nuk mbeti më asgjë. E gjithë zona ngjante sikur ishte goditur nga një çekiç gjigand. Imazhet treguan vetëm një zonë shumë të madhe të sheshtë të dheut hënor, jashtëzakonisht të lëmuar dhe të sheshuar. Regjistrimi vazhdoi akoma edhe për disa çaste duke treguar satelitin gjithnjë e më larg, dhe pastaj u ndërpre.

      Â«Laboratori» thirri RTY-ja i shastisur. «U shkatërrua krejtësisht.»

      Â«Nuk ka tjetër» komentoi hidhur kordinatori. «Regjistrimi përfundoi.»

      Â«Ky është një sulm i pacipë dhe i paramenduar ndaj avampostit tonë. E dija se nuk duhet t’i zinim besë atij lloj alieni.»

      Â«Je i mendimit se ajo armë sferike është ndërtuar nga vetë ata?»

      Â«Vetëm dy planete janë të banueshëm në atë sistem diellor dhe në të dyja gjenden qenie të atij lloji. Nuk duhej ta kishim vendosur bazën tonë aty.»

      Â«Ã‹shtë një tragjedi e pamasë» foli gjithë trishtim kordinatori kerian. «Tek laboratori kishte afro dhjetë milionë shpirtra gati për t’u zhvendosur. U shpëtuan vetëm nëntëqind e nëntëdhjetë të cilët ia dolën t’i largoheshin katastrofës nëpërmjet kapsulës (|).»

      Â«Unë nuk po arrij akoma ta besoj» u shpreh RTY-ja i shtangur. «Duhet të lajmërojmë menjëherë TYK Suprem.»

      Tell-el-Mukayyar – Imazhet

      Petri dhe tre miqtë e tjerë ndërkohë ishin zhvendosur në brendësi të tendës laboratorike të profesoreshës Hanter.

      Â«Tani po bëhem vërtet kureshtar» tha Azakisi nën ankth. «Dua të shoh tamam se çfarë nuk ka funksionuar në sistemin tënd të lidhjes me ganxhë.»

      Â«E jo, i dashur. Do ta shohësh që gjërat qëndrojnë paksa ndryshe» ia ktheu Petri ndërkohë që shfaqte një hologram tredimensional, në një lartësi rreth gjysëm metri nga toka.

      Â«Vërtet më mrekullon kjo që po bën» u shpreh Xheku ndërkohë që sodiste imazhet që formoheshin pikërisht në mes të tendës, dhe po merrej me një instrument të çuditshëm dhe skenat riprodhoheshin nga e para. «Ky është momenti kur kemi paraqitur në Zonën 51 gjeneralin Kembëll, senatorin Preston dhe dy personazhet qesharake që na sulmuan kur po përpiqeshim të merrnim ngarkesën.»

      Â«Po, po. Më kujtohet shumë mirë» komentoi Azakisi.

      Â«Tani po ju tregoj diçka» dhe hologrami shfaqi një tip trupmadh që po i afrohej me kërcënim Azakisit, duke i dhënë një rrahur të lehtë supeve.

      Â«Pandeha se po më kërcënonte» foli komandanti alien. «Nuk më lëvizi as edhe një milimetër. Po ç’hyn kjo me zhdukjen e pultit të kontrollit?»

      Â«Prit. Lëre sa të zmadhohet ky detaji... Ajo që po shihni është dora e trashaluqit ndërkohë që, me një aftësi të zhdërvjellët, po merr aparatin nga rripi yt i mesit.»

      Â«E pabesueshme» thirri koloneli. «Një manovër e denjë për hajdutët më të mirë të xhepave që vërtiten nëpër metro.»

      Â«Me pretekstin e të rrahurës së supeve përfitoi për të të vjedhur pultin e kontrollit» shtoi Elisa. «Është një teknikë e vjetër që hajdutët e përçojnë brez pas brezi.»

      Â«Ma ka vjedhur ai?» pyeti Azakisi i shastisur.

      Â«Fiks ai, plako» konfirmoi Petri.

      Â«Po si dreqin ia ka arritur që ta riaktivizojë dhe të zbatojë komandën e vetëshkatërrimit? Ti madje e kishte çaktivizuar krejtësisht apo jo?»

      Â«Po Zak. Aparati ishte çaktivizuar. Ka të ngjarë që ai dhe shoku i vet, pasi janë liruar, i janë vënë punës për të kërkuar në mes të informacioneve të panumërta që u kemi lënë tokësorëve sesi të shmangnin sistemin e bllokimit.»

      Â«Ata të dy na shkatërruan anijen dhe na penguan që të ktheheshim në shtëpi» shfryu Azakisi në kërkim të një inati të paparë ndonjëherë. «Kur të më bien përsëri në dorë do t’i bëj që të pendohen që kanë ardhur në këtë botë, për be.»

      Â«Qetësohu, miku im. Tashmë, ajo që u bë, u bë. Nuk mund të zhbëjmë dot më asgjë. Ajo që do na duhet të bëjmë është të biem në gjurmë të atyre të dy qelbësirave dhe të marrim atë që na kanë vjedhur para se të zbulojnë edhe funksionet e tjera që ka.»

      Â«Pse, çfarë funksioni tjetër ka?» pyeti Elisa gjithë kureshtje.

      Â«Ta lëmë fare për momentin. Më mirë mos ta dish.»

      Â«Ã‡a dreq, sa shumë mistere» ia ktheu profesoresha e pakënaqur.

      Â«Sigurisht, nëse ia arritën të zbulonin aktivizimin e vetëshkatërrimit, mund të gjejnë edhe funksionet e tjera» tha Azakisi i merakosur.

      Â«Por a nuk duhet të mendonit që më parë për një sistem tjetër për t’u kthyer në shtëpi?» pyeti koloneli. «Nuk më duket se kjo është një punë


Скачать книгу