.

Читать онлайн книгу.

 -


Скачать книгу
ikim ku?»

      Â«Të kthehemi tek baza. Dua të analizoj me qetësi të dhënat që na dha miku ynë budallai dhe të zbulojmë të gjitha sekretet e këtij aparati alien.»

      Â«Tani mos do më thuash se di më shumë se ai. Ai m’u duk shumë i përgatitur.»

      Â«Duhet të them se djaloshi ka bërë një punë të shkëlqyer por edhe unë kam bërë kërkimet e mia.»

      Â«Për çfarë je duke folur?» pyeti ai i holli me mëdyshje.

      Â«Ã‡a mendon se kam bërë gjithë këto netë muajin e fundit, ndërkohë që ti gërrhisje si një ari në gjumë letargjik?»

      Â«Shihje sajte pornografikë?»

      Â«Po ku të gjeta unë ty? Kohët e fundit ia bëj shpesh pyetje vetes, e di apo jo?»

      Â«Ã‹shtë fati që na bashkoi» ia ktheu ai i holli ndërkohë që shkelte deri në fund pedalin e gazit dhe shkundej akoma më shumë, dhe Corvetta fluturonte duke lënë dy vija gome të zeza mbi asfalt.

      Â«Ej, ec ngadalë» iu vërvit trashaluqi ndërkohë që tundej mbi sediljen si pasojë e shpejtësisë së papritur. «Nuk dua aspak që ta prishësh shpejt. Kam paguar vetëm dy këstet e para.»

      Â«Uauu» tha ai i holli. «Ecën si raketë. Është tamam bishë kjo, me vlerë të çmuar.»

      Â«E dija që do të të pëlqente. Por tani, shiko se mos e shtrin përtokë atë plakën» i foli shoku trupmadh, duke i treguar një zonjë elegante që po kalonte ngadalë mespërmes rrugës. «Të mundohemi që ta lëmë ta gëzojë edhe ca pensionin.»

      Â«Mos u bëj merak plako. Je në duar të sigurta» ia ktheu tipi që po ngiste makinën ndërkohë që, me manovër të fortë, desh e preku plakën për një qime.

      Â«Dreq» thirri trashaluqi. «Gati ia hoqe rrobat nga trupi.» Pastaj u kthye mbrapa dhe duke parë zonjën e moshuar që, duke tundur çantën s’po i linte gjë pa i thënë, shtoi «Edhe disa mallkime të tjera si ato dhe do të jesh ti ai qe nuk do ta gëzosh pensionin» dhe shpërtheu duke qeshur me të madhe.

      Â«Lëre fare. Natyrisht që nuk jam supersticioz.»

      Â«Dhe nuk bën mirë. Po në qoftë se ishte ndonjë që praktikon voodoon? Mund ta gjeje veten të ngritur përpjetë si bulkth ndërkohë që plaka të fut një karficë te kukulla me të cilën të simbolizon.»

      Â«A do pushosh me këto budallallëqet dhe më thuaj më mirë se si do ia bëjmë me këtë gjënë?»

      Â«Në rregull, në rregull. Mos u nxeh. Po bëja vetëm shaka, apo jo?» Tipi trupmadh e vendosi përsëri objektin alien në pëllëmbën e dorës së majtë dhe tha «Budallai do të ketë një thes me dije por, për kërkimet e mia, mund të të siguroj që kam përdorur kanale të cilat ai me siguri nuk do të ketë pasur mundësinë për t’u futur.»

      Â«Nganjëherë ti më tremb.»

      Â«A do të shohësh një gjë?»

      Â«Bah, varet ça gjëje.»

      Â«Në disa fajla të ndryshëm që kam lexuar në lidhje me këtë tekonologji aliene, zbulova se kjo gjëja, përveçse hedh në erë anijet kozmike, mund të bëjë mjaft gjëra po aq simpatike.»

      Â«Por a je i sigurt se me të vërtetë ka funksionuar?» foli tipi që po ngiste makinën ndërkohë që po kalonte një kthesë me gjithë shpejtësinë, duke e hedhur pasagjerin tutje tek dera.

      Â«Ej, a do ecësh ngadalë? Vetëm policat kemi mangut që të na vihen nga pas dhe të na arrestojnë përsëri.»

      Â«Më erdhi një ide» foli atë moment tipi i hollë. «Ndize radion.»

      Â«Por të duket momenti i përshtatshëm për të na vënë të dëgjojmë ndonjë këngë?»

      Â«Po jo pra, ti ore që s’je veçse një idiot. Vër lajmet.»

      Tipi trupmadh, ndonëse po aq në mëdyshje, vendosi të mos bënte pyetje të tjera dhe, pasi kishte ndezur radion, nisi të ndërronte disa stacione derisa gjeti një që po transmetonte lajme nga bota.

      Â«Pasi u futën me forcë në bankën qendrore, të katër keqbërësit me fytyra të maskuara, duke u drejtuar pistoletat dhe pushkët automatike, i kërcënuan punonjësit që të mbushnin çantat me para. E gjithë grabitja zgjati më pak se pesë minuta. Me mbërritjen e policisë, grabitësit ishin zhdukur pa lënë gjurmë. Postblloqe janë ngritur në të gjitha rrugët hyrëse në qytet.»

      Â«Po ça na plas neve për këto gjëra?» pyeti atë moment trashaluqi gjithmonë e më në mëdyshje.

      Â«Ki durim miku im, ki durim.»

      Â«Dhe tani të kthehemi tek lajmi i hapjes. Duket sikur ka disa lajme të fundit interesante. Linja për të dërguarin tonë në Washington, Fred Salomon.»

      Â«Faleminderit Lisa. Gjendem në sallën e konferencave në Shtëpinë e Bardhë ku Presidenti sapo ka mbërritur dhe do të japë një deklaratë zyrtare. Ta dëgjojmë direkt.»

      Pati ca momente heshtjeje pastaj zëri i veçantë i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u përhap nga altoparlantët e fuqishëm të Corvettës.

      Â«Zonja dhe zotërinj, para së gjithash faleminderit për ndërhyrjen tuaj. Për fat të keq lajmet që sapo më kanë ardhur nuk janë aspak të mira. Me sa duket drita verbuese, që u konstatua afro një orë më parë mbi hënë, ka qenë e shkaktuar nga një shpërthim i pamasë dhe ka prekur pikërisht anijen kozmike të miqve tanë alienë. Akoma nuk e dimë nëse kanë arritur të shpëtojnë apo jo. Do të vijojmë me një deklaratë të mëvonshme sapo të kemi lajme të tjera në lidhje me këtë. Ju faleminderit.»

      Â«Ã‡a dreqin» thirri trashaluqi i shastisur. «Pra e paskemi hedhur në erë vërtet.»

      Â«Dhe nuk je i kënaqur? Kur ishim tek budallai dukej sikur ishte gjëja të cilën dëshiroje më shumë në botë.»

      Â«Bah, po... sigurisht... Por, fundja, më vjen keq paksa.»

      Â«E pabesueshme. Nuk e kisha menduar kurrë se brenda atij trupi bullafiq gjendej edhe një zemër.»

      Â«Tani boll më me këto budallallëqe» foli ai i shëndoshi me një pamje prej të penduari. «Jepi gaz dhe të shkojmë tek baza.»

      Planeti Kerion – Zbulimi tragjik

      Â«Kontenitori


Скачать книгу